Kandidati i pavarur për komunën e Bërvenicës z. Enver Pajaziti i cili në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale garon me kundërkandidatin maqedonas nga partia VMRO, ka bërë thirje sot deri te të gjithë banorët e komunës së Bëervenicës të bashkohen në hapjen e shtabit elektoral për raundin e dytë të zgjedhjeve.

Në ftesë të shpërndarë në rrjetet sociale thuhet:

Të nderuar banorë të komunës së Bërvenicës, pa dallim partie politike, të bashkohemi sot (e shtunë), nga ora 19:00 në hapjen e shtabit elektoral të kandidatit të pavarur për komunën e Bërvenicës z. Enver Pajaziti. Jeni të mirëseardhur. Vazhdojmë së bashku në shërbim të çdo banori.