Neto paga mesatare e paguar në muajin gusht të këtij viti ishte 28.642 denarë dhe është për 4 për qind më e lartë nga muaji i njëjtë i vitit të kaluar, kumtoi Enti shtetëror për statistikë.

Rritja ka të bëjë, para së gjithash, në neto pagën mesatare më të lartët të paguar mujore në sektorët: Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike (14.0 për qind), Objekte për akomodim dhe veprimtari të servisit me ushqim (13,4 për qind) dhe Veprimtari tjera të shërbimit (12,6 për qind).

Rritje të neto pagës mesatare mujore, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët: bujqësi, pylltari dhe peshkatari (5,5 për qind), Art, argëtim dhe rekreacion (3,6 për qind) dhe Objekte për akomodim dhe veprimtari të servisit me ushqim (3,1 për qind).

Neto paga mesatare në gusht të vitit 2021, megjithatë, ishte 42.776 denarë.