Pa koalicione, Nevzat Bejta kandidat që fitoi më tepër vota në nivel nacional

Në zgjedhjet e 17 tetorit Nevzat Bejta, kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, arriti të grumbullon 13.190 vota. E veçanta e këtij rezultati zgjedhor qëndron tek fakti që si kandidat për kryetar komune pa koalicione zgjedhore, Bejta ka arritur të marrë më tepër vota se sa çdo kandidat tjetër i çdo partie politike shqiptare në nivel republikan.


“Nga analiza e realizuar për rezultatet zgjedhore në nivel shtetëror, rezulton që Nevzat Bejta arriti të merr më shumë vota në nivel nacional si kandidat i një subjekti politik që hyri në garën zgjedhore pa koalicione me subjekte të tjera zgjedhore”, tregon analiza për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kujtojmë që në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, BDI për veçse në Komunën e Çashkës ku pati koalicion me subjektet e tjera shqiptare, garoi e vetme si parti politike. Po ashtu edhe Lëvizja Besa sikurse PDSH garuan të vetme në zgjedhje.

Koalicioni ASH-Alternativa pati një koalicion parazgjedhor me VMRO-DPMNE dhe partnerët e tjerë të kolicionit, sikuse edhe LSDM me subjektet e tjera politike të koalicionit. E në këtë garë, Nevzat Bejta si kandidat i vetëm një partie politike, ka marrë vota rekord prej gati 13 mijë e dyqind vota.