Osmani për dorëheqjen e historianit: Ministria e Jashtme asnjëherë nuk ka bërë presioni mbi askënd

Vanço Gjorgjiev nga komisioni historik me Bullgarinë dha dorëheqje nga funksioni i tij, ndërsa përmes kumtesës i shpjegoi arsyet për vendimin e tij. Ministria e Punëve të Jashtme është në koordinim të procesit të negociatave me Bullgarinë. Në lidhje me komisionin e përzier historik, anëtarët kanë marrëveshje me ministrinë përkatëse, tha ministri i jashtëm, Bujar Osmani.


“Do ta shqyrtojmë rastin e fundit, për shkak se ndodhi para gjysmë ore dhe nuk i kam të gjitha informacionet, megjithatë më e rëndësishme është që komisioni të vazhdojë dhe në mënyrë logjistike ta përkrahë këtë proces. MPJ-ja as nuk është përzier e as nuk planifikon të përzihet në përmbajtjen e vendimeve të historianëve, por do t’i nxisë. Jam i zhgënjyer se nuk pranuan të mbajnë takim me prani fizike por takim onlajn, po, jam i zhgënjyer dhe planifikoj që të ndërmarr masa në lidhje me këtë pjesë”, tha Osmani.