Kandidati për kryetar të Komunës së Kumanovës, nga radhë e LSDM, Oliver Ilievski, së bashku me këshilltar komunal dhe bartësen e listes së këshilltarëve të BDI, Arta Memeti Ademi, vizituan lokalitetin tek Gjimnazi “Sami Frashëri“ në Kumanovë. Qëllimi i vizitës ishte njohja e përafërt me kushtet në të cilat mësojnë nxënësit e gjimnazir por edhe paralelet në gjuhën shqipe të Shkollës së mesme teknike “ Nace Bugjoni”.

Marketing

Me këtë rast u konstatua se kushtet nuk korrespondojnë me kushtet normale për process edukativo arsimor, andaj u tha se zgjidhja më e mirë është ndërtimi i një shkolle të re për Gjimnazin “Sami Frashëri“.

“Ne si koalicion, si LSDM premtojmë para qytetarëve se vetëadministrimi lokal do të përgatisë proekt dhe leje ndërtimi për ndërtimin e objektit të ri shkollor, me qëllim që nxënësve dhe mësimdhënësve tu mundësojmë kushte bashkëkohore për mësim në Kumanovë. Këtë premtim e nënshkruaj para të gjithë qytetarëve dhe e lë tek drejtori i gjimnazit “Sami Frashëri“ tha Ilievski.

Ndërkaq , këshilltarja nga radhët e BDI, Arta Mehmeti Ademi tha se “ Atë që nuk e bëri menaxhmenti I Komunës gjegjësisht kryetari I më parshëm, tani ne do ta bëjmë , do të ridestinojmë token,objektin e kazermave, me qëllim që të investohet aty dhe të mundet të adaptohen për ndërtimin e shkollës së mesme me mësim në gjuhën shqipe”, tha ndër të tjera Arta Mehmeti Ademi.