Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pezulluar miratimin e vaksinës ruse, Sputnik V në listën e vaksinave të miratuara prej saj që mund të përdoren nga qytetarët.
Shkak për këtë bllokim është bërë mungesa e dokumentacionit dhe arsye të tjera proceduriale.


“Ne po punojmë me Ministrinë Ruse të Shëndetësisë pothuajse çdo ditë për të adresuar çdo çështje të mbetur që duhet të plotësohet nga Fondi i Investimeve Direkte Ruse, ” tha Mariangela Simao, ndihmës drejtore e përgjithshme e OBSH-së në ilaçe dhe produkte shëndetësore.

Ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Muraska kishte thënë në fillim të këtij muaji se të gjitha pengesat për regjistrimin e vaksinës nga OBSH ishin tejkaluar dhe se vetëm disa procedura burokratike kishin mbetur për t’u përfunduar, por mesa duket Rusia nuk do e ketë kaq të lehtë.