Asnjë debat i përbashkët mes kandidatëve për kryetar të Kërçovës.

I pyetur për këtë, Fatmir Dehari në TV21 tha se ai komunikon me të gjithë, qoftë edhe me oponentët të tij, Fatmir Limanin dhe kandidatin e VMRO-DPMNE-së nëpërmjet punës.

“Çdo qytetar ballafaqohet me punët tona dhe sigurisht qoftë zotëri Limani apo kushdo qoftë tjetër ka të drejtën të flasë me punën që ne kemi realizuar dhe komunikimi im qoftë edhe me kundërkandidatin tim nga VMRO-DPMNE-ja është puna”, tha Dehari.