Historianët maqedonas dhe bullgar sot dhe dje kanë diskutuar për më shumë pika në kuadër të takimit të 15-të radhës në Komisionin e përbashkët multidisiplinar të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që për shkak të pandemisë së koronavirusit është mbajtur në formatin onlajn.

Në takim nuk janë miratuar kurrfarë zgjidhjesh dhe rekomandimesh për shkak të qasjes ekskluzive të kolegëve të Sofjes dhe insistimit të tyre për të imponuar pikëpamjet e tyre për të kaluarën.

Ky ka qenë takimi i katërt nga pesë sa janë parashikuar për këtë vit i Komisionit të përzier maqedono- bullgar për çështje historike dhe arsimore ku siç informojnë nga pala maqedonase në Komision janë diskutuar disa çështje me rëndësi për punën e Komisionit.

“Në ditën e parë të diskutimit anëtarët e Komisionit kanë shkëmbyer disa propozim- idesh për rekomandime për tekstet e historisë me çka do të përmirësohej arsimi historik në dyja vendet. Si edhe deri tani, propozimet e palës maqedone kanë qenë të bazuara në mirëkuptimin bashkëkohor mbi arsimin historik të mbështetur nga UNESKO dhe Këshilli i Evropës në të cilat respektohen pikëpamjet dhe interpretimet e ndryshme të së kaluarës. Pas diskutimit dita e ditë tregoi se dy palët ende janë larg zgjidhjes që do të sjelltë deri në përmirësimin e procesit arsimor dhe realizimit të qëllimit të përbashkët- ndërtim të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe miqësisë ku e kaluara dhe interpretimet e ndryshme të historisë nuk do të jenë pengesë”.

Në ditën e dytë, siç kanë informuar për MIA-n nga pala maqedonase në Komision, anëtarët e Komisionit kanë diskutuar edhe mbi mundësinë që personaliteti i Goce Dellçevit të festohet bashkërisht nga dy shtetet.

“Si edhe lidhur me çështjen e teksteve të historisë, diskutimi për Goce Dellçevin e tregon qasjen e ndryshme dhe kuptimin e historisë dhe rolin e saj në dy vendet”, thonë për MIA nga ekipi maqedonas i Komisionit.

Takimi i Komisionit të përzier është mbajtur në periudhë zgjedhore në dy vendet- tek ne ka përfunduar cikli i parë i zgjedhjeve lokale dhe vazhdon fushata në prag të rrethit të dytë, ndërsa në Bullgari është në vijim fushata për zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare të caktuara më 14 nëntor.

Në takimin e kaluar të 14-të me radhë që u mbajt më 10 dhe 11 qershor nga ekipi maqedonas në Komision ka vlerësuar se i kanë pasur bisedimet më të vështira deri tani.