Nuk gjen lumturinë në United, futbollisti vëzhgohet nga gjigantët italianë

Donny van de Beek ka kontratë të vlefshme me Manchester United deri në vitin 2025.


Megjithatë, mesfushori nuk po e gjen veten në “Old Trafford” dhe thuhet se po dëshiron largimin.

Sipas mediave italiane, Juventus dhe Inter janë duke monitoruar situatën e futbollistit holandez, dhe pritet të hidhen në sulm për transferimin e tij.

Agjentët e Van de Beek kanë nisur të kërkojnë një aventurë të re për klientin e tyre dhe Italia mund të jenë një vend i duhur për të.

Gjigantët italian e duan transferimin e tij në merkaton e dimrit, por vetëm në formë huazimi pasi nuk janë të gatshëm të shpenzojnë para të shumta.