Drejtuesit e skuadrës së Njukasëllit kanë konfirmuar trajneriin Stiv Brus edh për përballjen e së dielës. Edhe pse mediumet angleze filluan të sjellin emra të ndryshëm për postin e Stiv Brusit, mirëpo drejtuesit kanë konfirmuar se Brus do të jetë në stolin e “Toons” këtë fundjavë në ndeshjen kundër Tottenham.


“Njukasëll konfirmon se trajneri Stiv Brus do të jetë në krye të klubit për ndeshjen e së dielës në Premier Ligës, kundër Totenhamit. Në këtë sfidë, Stiv Brus do të arrijë në shifrën e 1.000 ndeshjeve si trajner profesionist,” thueht në deklaratën e lëshuar nga Njukasëll.