Një serb për një serb, Fiorentina piketon sulmuesin e Real Madrid

Vlahoviç tashmë dihet që është një nga sulmuesët më të kërkuar në evropë.


Serbi 21-vjeçar ka impresionuar me performancën e tij , dhe konsiderohet si një nga sulmuesët më të mirë momentalisht nga moshat e reja.

Fiorentina po planifikon për të transferuar një sulmues në rast largimi të Vlahoviç, i cili me shumë ngjasa do të jetë sezoni i fundit me ekipin italian të Fiorentinës, pasi klubi ka patur shumë oferta zyrtare për serbin.

“La Viola” ka piketuar sulmuesin serb të “Los Blancos”, Luka Joviç.

23-vjeçari i Real Madrid nuk po gjen hapsirat e duhura tek ekipi spanjoll dhe largimi i tij është pothuajse aspak i diskutueshëm.

Sipas “LaGazzettadelloSport”, Fiorentina do të ketë rival Interin për shërbimet e sulmuesit Joviç.