Një kumanovar është viktima më e re nga virusi

Një 43 vjeçar nga Kumanova është viktima më e re që ka ndërruar jetë nga COVID_19 gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e shëndetësisë njoftoi për 12 humbje jete, ku 3 prej tyre nga Shkupi, dy në Shtip, dy në Shën Nikollë si dhe nga një nga Kumanova, Manastiri, Radovishi, Strumica dhe Dojrani. Të gjithë të ndjerit kanë qenë në trajtim mjekësor në spitale.