Një person ka vdekur pas një aksidenti mes një veture dhe një çiklisti në Vushtrri.

“Është raportuar për një aksident trafiku  mes një veture dhe një çiklisti. Përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili pasi ka arritur në spitalin e Vushtrrisë ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje, në raport thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.