Një i vdekur dhe 13 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 13 raste të reja me koronavirus..

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar 1 rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 20 persona nga ky virus.

“Nga 2.138 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.346.

Në total numri i rasteve aktive është 439”, thuhet në njoftim.