Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të martën ka njoftuar për dhunimin e një të miture nga Gjakova.

Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se rasti ka ndodhur mëngjesin e 25 shtatorit të këtij viti, ndërkaq është raportuar më 25 tetor.

“Gjakovë, 25.09.2021-08:30. Me datë 25.10.2021 viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se me datë 25.09.2021 në shtëpinë e saj është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për te arrestuar. Rasti nën hetime”, ka bërë të ditur policia.

Express mëson nga burime brenda policisë se viktima është 15-vjeçare, ndërkaq i dyshuari I.B. 26-vjeçar.

Të njëjtat burime deklarojnë se rasti i dhunimit të 15-vjeçares ka filluar nga muaji qershor i këtij viti.

Në ditën kur e ka raportuar rastin në polici, e mitura ka qenë e shoqëruar nga nëna e saj.

Policia e Kosovës e ka iniciuar rastin si “Dhunim”.