Mbrëmjen e djeshme një krim i dyfishtë ndodhi në Vlorë, në fshatin Mekat. Jorgji Koreta, 64 vjeç u vra me pushkë nga nipi i tij Genci Koreta. Më pas ky i fundit u vetëvra.

Dinamika e ngjarjes:

Mësohet se 64-vjeçari jetonte në Vlorë, ndërsa në Mekat kishte një sipërfaqe toke të mbjellë me ullinj. Ditën e djeshme ai kishte shkuar për t’i vjelur së bashku me nipin e tij, autori i vrasjes.

Motivet e krimit janë ende të paqarta nga ana e policisë, por dyshohet se shkak i sherrit mes tyre që përfundoi në tragjedi janë bërë disa rrënjë ullinj. Saktësisht për ndarjen e tyre, se kujt i takojnë.

I nervozuar nga kjo situatë dhe në gjendje të rënduar psikologjike, nipi është nisur dejt banesës dhe ka marrë armën e gjahut. Më pas ka shkuar sërish në tokat e mbjella me ullinj dhe ka qëlluar në drejtim të xhaxhait. Pas xhaxhait ai ka qëlluar edhe veten.

Burime bëjnë me dije se Genci Koreta prej kohësh ishte në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa viktima kishte qenë më herët me profesion polic./albeu.com