Në dy ditët në vijim do të përqendrohet mot kryesisht me diell dhe me mëngjese të ftohta, ndërsa nga e mërkura paso periudha e motit kryesisht të vranët dhe dukshëm më i freskët me reshje lokale të shiut dhe me temperatura ditore të cilat do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit.


Siç kumtoi DPHM, reshje më të rrëmbyeshme priten të enjten, posaçërisht në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore. Të mërkurën dhe të enjten do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor.