Nëse fiton Kasami në Tetovë, dega e ASH-Tetovë shpartallohet!

Fitore për njërin dhe humbje për tjetrin. Në këtë lojë të përkryer dhe menduar gjatë, Aleanca do që përmes Bilall Kasamit, humbjen e vet ta shndërrojë në “fitore” dhe e kundërta shkruan TetovaSot.
Sela në fakt qëndron heshtur. Po flet vetëm Taravari dhe kjo lëvizje e sekretarit të ASH-së ka një qëllim Gostivarin dhe asgjë më shumë.
ASH do që ti merr Besës më shumë nga cfarë ti japë sepse asaj nuk i konvenon një fitore e Kasamit në Tetovë sepse do shuante Degën e vet, pra do ta shpartallonte atë krejtësisht.
Sa më shumë që fuqizohet Kasami aq më shumë Sela shkon drejt fatit të Thaçit, madje një lider në shuarje që edhe ashtu nuk është se e ka të garantuar këtë post pas rrethit të dytë. Sela nuk është ai tip politikani që jep llogari dhe natyrshëm ai do kërkojë që Kasami të ketë rënie por kjo të ndodhë në maskimin e përkryer, lojë të cilën Kasami nuk po e kupton sa duhet.
Kasami është futur në një “senduiç mes ASH-së dhe VMRO-së sepse atë e shfrytëzojnë si një xhoker për ta atakuar LSDM-në dhe më mirë nga c’mund ta realizojnë këtë plan përmes Kasamit nuk mund të ketë. Qëllimin e kanë rrëzimin e Qeverisë përmes një aleati përcjell TetovaSot.


Sela është lideri dhe thirrjen për përkrahjen e Kasamit duhet ta bëjë ai, por ai është në heshtje.I tillë është edhe për faktin se ai sado që mund të dëshirojë ta ndihmojë Kasamin nëse vërtetë do që ta ndihmojë, po aq ka drojë se lektorati i zhgënjyer i Tetovës mund mos e përfill thirrjen e tij. Në rast se Kasami do dilte dobët me votat e ASH-së që është madje mëse e mundshme, atëherë kjo nuk do mund të justifikonte kreun e partisë dhe një shteg për Selën do ishte se këto marrëveshje janë mes Taravarit e Hoxhës e jo përmes tij pavarësisht se është lideri vetë ai.
Sela poashtu në heshtje do të pezullojë aktivitetin e tij për ti çuar fitoren Teuta Arifit me qëllim që të ngelë lider numër dy në Maqedoni, sepse i pari dihet kush është.
Selës dhë Taravarit i duhen vetëm votat në Gostivar, por nuk e shpërblejnë Kasamin me vota në Tetovë.

Por ai që po luan me “kartat e hapura” krejt ose asgjë, mbetet Bilall Kasami. Me këtë lojë kreu i Besës do të rrezikojë edhe pushtetin dhe nuk dihet pas 31 tetorit nëse Kasami do të përfundojë në Llërcën “heroike” të tij dhe bashkërisht ky të jetë edhe fundi i tij politik pasi në këto zgjedhje do mbetet pa asnjë komunë./TetovaSot/