Në pjesën më perëndimore të vendit, komunat e Dibrës dhe Qendrës Zhupë, janë hapur në kohë 43 vendvotimet, votimi është vijim, me disa probleme të vogla teknike me pajisjet e “fingerprint” në disa vendvotimeve në Dibër.“Vendvotimet janë të hapura në orën shtatë. Votimi në komunën e Dibrës zhvillohet në 27 vendvotime, nga të cilat 22 janë në qytet, dy në fshatin Mogorçë dhe nga një në fshatrat Xhepishtë, Kosovrast. Të drejtë vote kanë 19.211 persona, që është për 805 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017. Dje të drejtat e tyre civile e realizuan 20 persona të sëmurë dhe të dobët, deklaroi Maxhide Atipi, kryetare e komisionit komunal zgjedhor në Dibër.

Në komunën Qendër Zhupë, qendrat e votimit janë të hapura saktësisht në orën 7 dhe votimi, sipas Nexhip Iljaz, kryetar i komisionit komunal zgjedhor, po shkon pa probleme.

“Votimi zhvillohet në 16 vendvotime, shtatë janë në Qendrën Zhupë, ndërsa të tjerat në vendbanimet rurale. Procesi zgjedhor është normal. Dje, 17 persona të sëmurë dhe të dobët e ushtruan të drejtën e tyre për të votuar”, deklaroi Iljaz.

Në listën e vetme zgjedhore për komunën Qendër Zhupë u regjistruan 7.317 persona ose 1.246 votues më shumë, krahasuar me zgjedhjet e fundit lokale.