TetovaSot
Kur Arben Taravari flet për fitore atëherë e vetmja gjë dëshpëruese për mbështetësit e partisë së tij është të përgatiten për humbjen e rradhës.Ai mbetet njeriu i ” prognozave” të mëdha por që në fakt nuk i dalin dot.
Duke harruar deklaratat e tij në zgjedhjet Parlamentare që poashtu fliste për fitore ” spektakolare” në fund u kënaq edhe me të qenurit në opozitë .Dhe si për çudi prapë i njëjti personazhë i emocionuar nga turma, flet për fitoret e paqena sepse partia e Taravarit në fakt nuk e di se si është të fitosh.


Kandidati dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari kishte thënë se Aleanca për Shqiptarët shumë komuna do ti fitojë që në raundin e parë.

“Në qoftëse bëhet ndryshimi që në raundin e parë në Gostivar,Dibër Strugë, Shkup, shumë shpejtë në Nëntor na pret Qeveri e re, prej një gjenerate të re politike ” ishte shprehur në një tubim ai.
Por Taravari me optimizmin e tepruar nuk e kupton se Qeverinë e re dihet kush e ka dhe gabimi tjetër fatal i tij është e përzien atë qeveri me një gjeneratë të re.Kush është gjeneratë e re , vetë ai apo Sela që ka me vite që janë në politikë dhe duke folur për fitoret e paqena, u ” kalbën” duke humbur.

Mendimet e Taravarit po vërshojnë si uji sot nëpër rrugët e Gostivarit të tij që me dëshpërim flasin për këto katër vite të një qeverisjeje të dobët .
Fitoret mbase edhe dyfishohen në lojëra fati dhe kazino që ka me bollëk në Gostivarin e Taravarit, por në politikë ndodhë e kundërta.Taravari nuk u mësua nga e kaluara që kur ishte dikur me PDSH , se sa vështirë është të marrësh vota kur humb edhe në lagjen tënde dhe jo më të flasësh për fitore ” qiellore” kur e di saktë se cfarë do ndodhë . TetovaSot