Ndodh në Seria A, karton të kuq për 4 teknikët

Në Itali, praktikisht në Seria A, ndërhyrjen e “ashpër” e bëjnë teknikët.


Gjatë sfidave të djeshme, katër tranjerë janë ndëshkuar me kartonin e kuq nga gjyqtari kryesor.

Deri më tani është ndëshkuar Mourinho dhe Spalleti në ndeshjen e djeshme midis Romës dhe Napolit, ku të dy teknikët u larguan nga stoli me nga një karton të kuq.

Gjithashtu dje në drekë tekniku i Atalantës, Gasperini u ndëshkua dhe për ta mbyllur serinë e kartonave, ishte Simone Inzaghi gjatë ndeshjes së mbrëmshme midis Interit dhe Juventus.