Abdul Qadeer Khan, fizikani bërthamor dhe babai i programit bërthamor të Pakistanit dhe i bombës së parë bërthamore të këtij vendi, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, shkruan CNN.


Siç është bërë e ditur Khan ka ndërruar jeta nga kanceri. Ndryshe babai i bombës bërthamore të Pakistanit, ishte pranuar në spital gjatë 26 gushtit pasi kishte rezultuar pozitiv në testin e COVID-19, nga ku u zhvendos në spitalin ushtarak Ravalpindi, transmeton Telegrafi.

“Kombi ynë e ka dashur përkushtimin e tij në realizimin e ëndrrës – që ta bëjë këtë shtet fuqi bërthamore. Për popullin e Pakistanit, ka qenë ikonë kombëtare”, ka shkruar kryeministri pakistanez Imran Khan.

Për Abdul Qadeer Khan, për herë të fundit kemi dëgjuar në vitin 2004 kur u zbulua skandali për përhapjen e energjisë bërthamore që përfshinte shitjen e sekreteve bërthamore Koresë së Veriut, Iranit dhe Libisë.

Në deklaratat e tij ka pranuar se ka vepruar pa dijeninë e zyrtarëve shtetërorë. Megjithatë, më vonë ka thënë se ishte sakrifikuar.