Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Namik Dokle është infektuar me Covid-19.


Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi të ndarë në “Facebook”.

Sipas Dokles, veç tij është prekur edhe bashkëshortja e tij.

Ai ka rreth 7 ditë që është prekur nga Covid-19 dhe e quan virusin një përbindësh.

POSTIMI:

HAKMARRJA E COVIDIT…Përgjatë gjithë këtij viti po shkruaja një roman të ri, me sfond këtë sëmundjen e verbër që dërgoi në atë botë milliona njerëz.Titulli: PENDIMI-A (COVID 1984)Por… Çikllopi i verbër më stopoi, kur po bëja redaktimin e tretë a të katert të romanit:Nuk del dot aq lehtë nga shpella ime! Dhe kemi shtatë ditë që “luftojmë”, bashkë me gruan, kundër përbindshit të kohës sonë. Do ta mundim?! Me siguri, falë edhe kujdesit të familjes dhe miqve të mi më të dashur!/albeu.com