Nacionalisti Aleksandar Pandov përkrah Arben Taravarin (FOTO)

Nacionalisti maqedonas Aleksandar Pandov i njohur për opinionin për qëndrimet e tij antishqiptare në faqen e tij zyrtare në rrjetin social facebook sot ka publikuar një fotografi të bërë me Arben Taravarin dhe ka shprehur përkrahjen ndaj kandidaturës së tij për komunën e Gostivarit, shkruan opinionshqip.live


Qytetarët mbajnë mend shumë mirë rolin e Aleksandar Pandovit në vitin 1997 kur protestonte kundër mësimdhënies në gjuhën shqipe në Fakultetin Pedagogjik në Shkup.

“E madhe përkrahja në Gostivar për kryetarin aktual dhe të ardhshëm, Arben Taravari! Populli është i bashkuar, Maqedonia do të fitojë!”- ka shkruar Pandov në faqen e tij të facebookut.