Tetova është e ngulfatur nga kaosi urbanistik që ka ardhur si pasojë e keqqeverisjes së komunës nga udhëheqësia aktuale, ka deklaruar kandidati i opozitës shqiptare për kryetarë në Komunën e Tetovës, Vullnet Murseli. Ai u zotua se shtëpitë e ndërtuara pa leje do të legalizohen, ndërsa në të ardhmen do të përpilohet plan i ri gjeneral urbanistik për të krijuar kushte cilësore për jetesë.


“Në Tetovë është bërë krim urbanisti, komua ka qenë e interesuar për ryshfete dhe nuk ka qenë e interesuar për cilësinë e jetës. Tek ne ka bllofem komplet lagje që janë ndërtuar pa leje në 12 vjeçarin e fundit, ka lagje që janë ndërtuar dhe është lejuar për interes të ulët që të ndërtohen pa leje. Ne, si ASH dhe AAA, synim e kemi projektimin e planit gjeneral urbanistik dhe do të rregullohen mirë çdo ambient dhe çdo vend në Tetovë, ku ka nevojë të hapen shkolla të reja, shtëpi të shëndetit dhe pika të reja. Spas situatës faktike gjendja është alarmante sepse ka lagje ku nuk mund as zjarrfikësit të hyjnë, as ambulanca. Unë si kryetarë komune do të ndikoj edhe në Qeveri që të mund të kryhen legalizimet”, tha Murseli.

Ai tha se për ndërtimet aktuale nuk janë fajtore qytetarët, por autoritetet lokale.