MPJ: NUK KA PROVA PËR KEQPËRDORIMIN E POSTËS DIPLOMATIKE

Deri më tani Ministria e Punëve të Jashtme nuk i konfirmon informacionet se është keqpërdorur transporti i postës diplomatike për kontrabandë të cigareve, siç shkruajnë një pjesë e mediave në vend. Siç shpreh bindjen institucioni në periudhën që vjen do të vazhdojnë verifikimet e dokumentacionit.

Informacionet në disa media vendase për keqpërdorim të pretenduar të dërgesës diplomatike, kanë ngritur kontroll të dokumentacionit dhe informacione nga përfaqësitë diplomatike konzulare, por nuk janë gjetur gjurmë për dërgesë eventuale e cila mund të jetë bazë për keqpërdorim, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

MPJ

“Janë dhënë udhëzime në përfaqësitë tona diplomatike konzulare për verifikim të informacioneve për qytetarë tanë të arrestuar, në pajtueshmëri me pretendimet, por për momentin nuk ka të dhëna për rast të ngjajshëm. MPJ ka politikë për zero tolerancë për keqpërdorimin e dokumenteve diplomatike, kështu që verifikimet e detajuara do të vazhdojnë edhe në periudhën që vjen.”

Sipas portalit MKD.mk, një kamion i drejtuar nga shoferi me pasaportë maqedonase është ndaluar në kufirin Italian, gjatë hyrjes në Slloveni, ku është konstatuar se me dokumente dhe vula për dërgesë diplomatike ka transportuar cigare dhe alkool. Kamioni, është nisur nga Shkupi ndërsa ngarkesa është bërë në Serbi. Portali shton se incident të ngjajshëm ka pasur edhe para disa muajve, përkatësisht se ekziston “kanal i grupit në të cilin ka edhe persona nga MPJ, për kontrabandë të mallit me akcizë, e fshehur nën imunitetin diplomatik.”