Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të shiut, ndërsa era do të jetë në drejtim verior.


Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri 11 gradë celsius, ndërsa maksimalja nga 12 deri 18 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i njëjtë, me vranësira ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 15 gradë celsius.

Nga e hëna na pret mot i freskët me temperatura që do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit.