I vranët dhe i ftohtë dhe me reshje të kohë pas kohshme të shiut do të jetë moti sot në Maqedoninë e Veriut, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.


Do të fryjë edhe erë e dobët në drejtim verilindor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 13, kurse maksimalja prej 9 deri në 15 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut, i shoqëruar me erë të dobët në drejtimin verilindor.

Temperatura minimale do të jetë 11, kurse maksimalja 13 gradë Celsius.

Mot i ngjashëm do të na shoqërojë edhe ditëve në vijim.