Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, me shi të herëpashershëm lokal gjatë paradites.

Do të fryjë erë nga veriu. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 7 deri në 15 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë, moti do të jetë kryesisht me vranësira, me shi të herëpashershëm në mëngjes dhe erë mesatare dhe herë pas here me intensitet në të fuqishëm në pjesën veriore. Temperatura maksimale do të arrijë 10 gradë.

Prej ditës së nesërme, pritet të ketë një periudhë të motit të qëndrueshëm dhe të thatë me rritje të temperaturave ditore.