Për pak çaste është ndërprerë ndeshja në mes të Shqipërisë dhe Polonisë.


Menjëherë pas golit që Polonia i shënoi Shqipërisë, tifozët shqiptarë në Air Albania nisën t’i gjuajnë futbollistët mysafirë me shishe, derisa këta të fundit po e festonin golin.

Në Air Albania ka thirrje të vazhdushme për tifozët që të mos i përsërisin veprimet e tilla pasi do ta ndëshkojnë Kombëtaren.

Ndeshja do të rifillojë pas pak, por vërejtja është se çfarëdo veprimi të vogël dqë do të bëjnë tifozët, ndeshja do të ndërpritet.