Kompania farmaceutike Moderna do të ofrojë 1 miliardë doza për vendet e varfra në vitin 2022, përveç dozave të premtuara për mekanizmin global COVAX. Kompania gjithashtu ka parashikuar se vitin e ardhshëm do të prodhojë 2-3 miliardë doza të vaksinës.


“Deri më tani, më shumë se 250 milionë njerëz në të gjithë botën janë vaksinuar me Moderna. Sidoqoftë, ne e pranojmë se qasja në vaksina mbetet një sfidë për shumë vende të botës, “tha Stefan Bancell, shefi ekzekutiv i kompanisë.

Në maj, kompania u zotua se do të dërgojë deri në 500 milionë doza të vaksinës së saj përmes COVAX në tremujorin e katërt të 2021.