Miss Kosova dhe Miss Shqipëria ngrisin tre gishta bashkë me Miss Serbinë

Përfaqësuesja serbe në konkursin Miss Internacional, Valentina Petroviq është shfaqur me përfaqësueset e Shqipërisë dhe të Kosovës në një foto duke treguar tre gishtat, simbol ky i urrejtjes për kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët.


Në një foto tjetër shihet se përveç Valentina Petroviqit, përfaqësuesja e Kosovës, Besa Çitaku së bashku me atë të Shqipërisë, Frontina Gashi dhe me Una Mugoshën nga Mali i Zi kanë treguar simbolin e shqiponjës dy krenare.

Në foton ku shihen përfaqësuesja e Kosovës e Shqipërisë dhe ajo e Serbisë duke ngritur tre gishtat mungon përfaqësuesja e Malit të Zi, Una Mugosha.