Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Valentina Disoska nga Platforma Kombëtare për
Sipërmarrjen e Grave sot në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë nënshkruan Memorandum
Bashkëpunimi.
Qëllimi i këtij Memorandumi Bashkëpunimi është fuqizimi ekonomik i grave duke krijuar një
klimë të favorshme biznesi dhe duke siguruar mbështetje dhe infrastrukturë sistemike për
zhvillimin, mbështetjen dhe promovimin e ndërmarrësisë së grave dhe ngritjen e nivelit të
bashkëpunimit në të ardhmen.
“Ministria e Ekonomisë, duke njohur rëndësinë e ndërmarrësisë së grave, duke filluar nga viti
2012, për dhjetë vjet me radhë ka zbatuar masën për mbështetje financiare për gratë
sipërmarrëse. Në 10 vitet e fundit, përmes kësaj mase janë subvencionuar gjithsej 179 kompani
në pronësi dhe në udhëheqje të grave me gjithsej 17,261,252 denarë. Me qëllim mbështetjen e
sipërmarrjes së grave në vitin 2018, ne miratuam Strategjinë për Zhvillimin e Sipërmarrjes së
Grave në Maqedoninë e Veriut 2019 – 2023, e cila konfirmoi vendosmërinë e Qeverisë për të
vazhduar me masat dhe aktivitetet e saj që synojnë mbështetjen dhe zhvillimin e grave
sipërmarrëse, tha ministri Bekteshi pas nënshkrimit të memorandumit.
Siç theksoi Bekteshi, Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me institucionet e tjera
kompetente qeveritare dhe sektorin joqeveritar po zbaton Strategjinë për Zhvillimin e
Sipërmarrjes së Grave, kurse promovimi i sipërmarrësisë së grave, rrjetëzimi dhe avokimi është
një nga prioritetet e Strategjisë.


"Prandaj, është e nevojshme të zhvillohen dhe mbështeten shoqatat që punojnë në fushën e
sipërmarrjes së grave dhe të krijohet një proces i përfaqësimit të interesave të tyre në sektorin
publik. Me këtë Memorandum si Ministri e Ekonomisë do të krijojmë bashkëpunim që do të
synojë fuqizimin ekonomik të grave duke arritur qëllimet strategjike dhe zbatimin e masave si
dhe aktiviteteve të parashikuara në kuadër të Strategjisë për Zhvillimin e Grave Sipërmarrëse",
ceku ministri.

Sektori i Koordinimit të
aktiviteteve të ministrit

Valentina Disoska nga Platforma Kombëtare e Grave Sipërmarrëse tha se krijimi i Platformës
Kombëtare për Sipërmarrjen e Grave dhe nënshkrimi i këtij Memorandumi Bashkëpunimi vjen
si një sublimat i punës aktive në fushën e forcimit të sipërmarrësisë së grave në 10 vitet e
fundit.
"Si rezultat i bashkëpunimit me Ministrinë e Ekonomisë, doli Strategjia Kombëtare për
Sipërmarrjen e Grave, në të cilën një nga shtyllat është promovimi aktiv për rritjen dhe
zhvillimin e ndërmarrësisë së grave. Ne po punojmë në mënyrë aktive për të përmirësuar
situatën e grave sipërmarrëse si dhe infrastrukturën për zhvillimin e ndërmarrësisë së grave,"
tha Disoska.