Sot në Shtabin Zgjedhor komunal për “Gazi Babën”, për përkrahje të programit tonë zgjedhor ishte Ministri i Ekologjisë, z-ri Naser Nuredini. Ministri Nuredini gjatë vizitës së tij në Hasanbeg, përkrahu programin tonë zgjedhorë në të cilin janë paraparë: rregullimi i shtratit të kanalit në Hasanbeg. Hartimi i dy projekteve të rëndësishme:- kanalizimi në Straçincë dhe ujësjellësist në Gurishtë (Kamnik). Ndërtimin e çerdhes në Hasanbeg dhe gjetjes së zgjidhjes për mësim në gjuhën shqipe të nxënësve të Idrizovës. Kjo dëshmon se pushteti qëndror po përkrahë programin zgjedhor të ofruar nga NE. Andaj bashkëvendas më 17 tetor, dilni në votime dhe rrethoni numrin 3. VOTA JUAJ DO JETË FORCA E JONË. Zgjidh jetë, Voto blertë.