Mickoski: Populli do ta ndihmojë Zaevin të marrë vendimin e duhur

Në VMRO-DPMNE nuk ka ndarje, është parti kompakte. Nesër kemi komitetin qendror ekzekutiv të partisë në Ohër dhe aty do të flasim për aksionin e mundshëm politik në raundin e dytë për komunat ku nuk kemi kandidatë, tha për media lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.


Lidhur me deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev se nëse nuk e fitojnë postin e kryetarit mund të largohet nga pozita në qeveri, Mickoski thotë se “flokët ujku i ndërron, por karakterin jo”.

“Jemi mësuar me qëndrimet e ndryshueshme të kryeministrit. Nuk do të isha i befasuar nëse ai do të ndryshonte deklaratën e tij pas 31 tetorit. Ajo ditë do t’i ndodhë, njerëzit do ta ndihmojnë të marrë vendimin e duhur, të cilin e kanë thënë një herë”, thotë Mickoski.