Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërriti në Pallatin Huber në Stamboll për t’u takuar me presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan.

Merkel dhe Erdogan hipën në një karrocë golfi dhe vizituan zonën e plazhit të rezidencës.

Duke qëndruar pranë flamujve të Turqisë dhe Gjermanisë, të dy udhëheqësit përshëndetën gazetarët vendas dhe të huaj që gjendeshin pranë.

Më vonë, dy liderët u larguan nga zona për të zhvilluar takimin e planifikuar.