Mërgimtarët nisen për të konfirmuar fitoren e Pajazitit në Bërvenicë

Numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve tashmë kanë nisur rrugën për të ndihmuar në ri-konfirmimin e kandidatit shqiptar për komunën e Bërvenicës z. Enver Pajaziti. Vota e mërgimtarëve do të vlejë shumë për ri-konfirmimin e kandidatit shqiptar për kryetar të kësaj komune, prandaj shumë mërgimtarë nëpërmjet rrjeteve sociale paralajmërojnë nisjen e tyre për në vendlindje për të mbështetur kandidatin shqiptar z.Enver Pajaziti.
Ndryshe, kandidaturwn e Pajazitit në Bërvenicë e kanë mbështetur zyrtarisht edhe të gjitha partitë politike shqiptare duke filluar nga BDI, ASH-AAA, BESA. Në vazhdim po ua paraqesim një status të një mërgimtari nga Zvicra.
SUKSESE KRYETARË!
I nderuari Kryetarë, z. Enver Pajaziti, ju përgëzoj për entuziazmin dhe përcaktimin e juaj edhe për mandatin e rradhës, si dhe njëherit ju uroj shëndet, energji dhe suksese të mëtejme në aktivitetet aktuale dhe rrugëtimin e mëtutjeshëm!
Ju priftë e mbara bashkë me të gjithë neve!
Si mërgimtarë dhe si banorë i kësaj Komune, ndjej përgjegjësi dhe dashuri që të reflektoj nëpërmjet disa rreshtave mbi proçesin aktual të zgjedhjes së Kryetarit për mandatin e rradhës.
Ju i nderuari Kryetarë keni bërë me të vërtetë shumë për Komunën e Bërvenicës dhe për të gjithë neve. Ju faleminderit dhe ju përgëzoj thellësisht për kontributin e juaj. Jam shumë mirënjohës!
Unë besoj fuqishëm se ju edhe nuk keni nevojë për lëvdata apo madje edhe fare të flisni, sepse për juve flasën vetë projektet dhe rezultatet e juaja në nivel të funksionit, detyrës dhe arritjeve të deritanishme. Këto janë të dukshme, bile edhe për syrin e atyre që nuk duan të shikojnë apo veshëve që nuk duan të ndëgjojnë.
Personalisht jam i bindur se Komuna jonë ka qenë e bekuar dhe previlegjuar që juve ju ka për Kryetarë. Këtë e keni dëshmuar vetë ju në forma të ndryshme, e sidomos në nivel të udhëheqjes profesionale, përgjegjësisë sociale, investimeve sistematike, menaxhimit kompetent dhe administrimit të sukseshëm të këtij institucioni. Shumë respekte!
Me kënaqësi dhe seriozitet pohoj se kam një respekt të veçantë për të gjithë njerëzit, që janë të përkushtuar të shtojnë vlera në shoqëri, kudo që të jetë, kurse ju i nderuari Kryetarë e keni dëshmuar këtë me plot mençuri dhe zgjuarsi edhe në praktikë. Ju keni shtuar vlera eminente, edhe ate jo vetëm në nivel të investimeve dhe mirëqenies, poashtu aq më tepër në nivel të beshkëjetesës ndëretnike, mirëkuptimit, tolerancës dhe stabilitetit.
Me përvojën e juaj keni krijuar një mentalitet të ri të qeverisjes së mirëfilltë, transparencës dhe një administrimi efikas.
Nga këndvështrimi i një mërgimtari, siç jam unë, mund të them me plot vetëdije se me një menaxhim sipas këtij modeli, si dhe gatishmëria e juaj personale që të ndëgjoj me vëmendje hallet dhe brengat e qytetarëve të Komunës, keni treguar se ju keni një kapacitet të mrekullueshëm të një lideri bashkëkohorë dhe shumë energji, që edhe mëtej të qëndroni në shërbimin tonë me plot dashuri dhe burrëri. Pikërisht për këtë profil dhe dimenzion ka nevojë koha në të cilën ne jetojmë dhe të gjithë neve.
Ne kemi domosdoshmërisht nevojë për juve! Ju keni dëshmuar një profil të lidershipit evropian me kompetenca jetike, për t`u ballafaquar me të gjitha sfidat relevante që shfaqen si tipike në manaxhimin e një institucioni siç është Komuna.
Padyshim se përvoja e juaj shumëvjeçare dhe e sukseshme është indikatori thelbësorë dhe njëkohësisht një dëshmi e qartë se Ju tanimë e meritoni fuqishëm që edhe mëtej ta drejtoni Komunën tonë.
Komuna e Bërvenicës është komuna jonë, komuna e të gjithëve! Unë besoj thellë se komunës tonë i nevojitet shumë më tepër një energji neutrale dhe e pavarur politike, sesa kokëçarrja se kryetari a do të jetë maqedon apo shqiptar, por shumë më tepër një Kryetarë, për të cilin më shumë bëjnë zë veprat e tija, sesa vetë politika, një Kryetarë që është konform me kërkesat e qytetarëve dhe është në shërbimin e tyre, pikërisht ashtu siç e keni bërë ju deri tani.
Jam i bindur se këtë e ka të qartë shumica prej neve dhe se ditën e votimit, do të mobilizohemi me plot entuziazëm dhe respekt, për të votuar Kryetarin që tanimë e njohim, Kryetarin e Veprave me një storie të dëshmuar suksesi, z. Enver Pajaziti.
Le të vazhdojë kjo histori suksesi për të gjithë neve!
Për të qenë edhe më i sinqertë me shkrimin tim, dua të shpalos se mua asnjëherë nuk më ka inspiruar politika, urrejtja, përçarja, thash e themet, por gjithmonë më inspirojnë njerëzit, siç jeni ju z. Kryetarë, që nëpermjet politikës dhe punës së palodhsme e dinjitoze, shtojnë vlera në shoqëri dhe krijojnë një mentalitet të ri për një të ardhme më të bukur.
Në mandatin e rradhës jam i sigurtë se përvojën shumëvjeçare ju do ta konvertoni në më tepër sukses për të gjithë neve dho do ta konsolidoni tërë Komunën edhe mëtej në një institucion të avancuar me standarte, që ofron suportin maksimal për çdo qytetarë të saj.
Suksese Kryetarë!
Sheki / Zvicër; 27. Tetorë 2021