Menduh Thaçi tregon se çfarë bisedoi në takim me Ali Ahmetin

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sonte ne emisionin debativ Click Plus në TV21 ka folur rreth takimit të tij me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, transmeton TetovaSot.

Thaçi tha se i ka kërkuar Ali Ahmetit 15 minuta, por Ali Ahmeti, siç tha ai, kishte qasje serioze, duke i thënë se nuk ka 15 minuta por se duhet të bisedohet me orë të tëra.

“U takova me Ali Ahmetin, desha të takohem 15 minuta, kishte njeriu qasje serioze, e zu derën dhe tha jo, s’ka 15 minuta, po me orë. Dhe seriozisht kemi biseduar për shumë çështje. Çështja e parë është: Mua më duhet satisfaksion i vërtet moral. Edhe unë jam njeri, kam emocione. Zijadini e Bilalli e të tjerët, kanë dalur kanë sharë se un s’mund ta mundi kurrë BDI-në. Po hajde mundeni, s’ka problem mundeni. Zijadini, Bilalli dhe Kasami kanë dalur të shkatërrojnë PDSH-në se BDI-së s’i bënë gjë. Ju e quani BDI-në 105.000 vota po i ka 135.000 gati, se i keni harru ato 5000 të Fatmirit në Kërçovë, keni harru se s’ka kandidat për kryetar në Manastir, Ohër e kështu me radhë. Dhe unë po them cila është arsyeshmëria e lëvizjes së Ziadinit apo Bilallit në raport me BDI-në kur rezultati është 3:1 dhe përfundimisht duhet të mshelet rruga e koketimit nëpëmrjet partive maqedonase të arrihet legjitimiteti. Dhe e dyta, si mendon Ziadini të vazhdojë karrierën e vet politike, kur në Strugë rezultati është skandaloz, edhe ai edhe Alternativa edhe VMRO-ja bashkërisht,” deklaroi Thaçi.

Kryetari i PDSH-së gjithashtu tha se është dakorduar me Ali Ahmetin që bashkërisht të ndëpresin rrugën e legjitimimit të partive shqiptare nëpërmjet forcave politike maqedonase.

“Unë jam marrë vesh me BDI-në që bashkarisht duhet ta ndërpresim rrugën e legjitimisht nëpërmjet forcave politike maqedonase, që e bëjnë Bilalli dhe Ziadini”, ka deklaruar Thaçi./TetovaSot.