Aktorja shqiptare, Jonida Vokshi në një intervistë së fundmi ka rrëfyer historinë e saj të lidhjes me aktorin, Besnik Krapi.
Dyshja dashurinë e tyre e kurorëzuan me martesë dhe tani janë prindër të një vajze të quajtur – Emi.
Aktorja e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, rrëfeu periudhat e vështira si çift.
“Ne e kemi nisur marrëdhënien në distancë. Akoma vazhdon, po tani është ndryshe. Ne jemi shumicën e kohës bashkë. Në fillim ka qenë në distancë edhe nuk ishte aspak e lehtë, ndonjëherë mendoja se po humbte ajo që kishim nisur dhe po përpiqeshim ta mbanim”, tha Jonida.
Ajo tregoi se përpara se të njihte Besnikun, nuk mendonte asnjëherë se do kishte një lidhje në distancë, të cilën e refuzonte gjithmonë.