Mbrëmje speciale për Memphis Depay. Holanda shkatërroi Gjibraltarin (6-0) , në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2022, ku sulmuesi 27-vjeçar shkëlqeu me një dygolësh, pavarësisht një penalltie të humbur në pjesën e pare.


Për lojtarin e Barcelonës, ky ishte goli i 13-të që nga fillimi i vitit 2021, duke u bërë futbollisti i parë në skuadrën holandeze që shënon kaq shumë në një vit kalendarik.

Depay padyshim ka mundësi për të përmirësuar këtë rekord, pasi në nëntor luhen 2 ndeshjet të tjera për kualifikueset e Botërorit.