Memli Krasniqi: PDK fitoj në 5 komuna pa balotazh

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se janë fitues në pesë komuna pa balotazh.

“Bazuar në të dhënat nga tereni dhe rezultatet e KQZ-së, PDK ka fituar pa balotazh në Mitrovicë, në Ferizaj, në Skenderaj në Kaçanik dhe Han të Elezit. Jemi në balotazh dhe me besimin e qytetarëve në nëntor do ta fitojmë Prizrenin, Drenasin, Vushtrrinë, Shtime, Dragashin, Malishevën dhe Klinën”, ka thënë ai në një konferencë për media.