Kryetari aktual i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu i cili garon edhe për një mandat sonte publikisht ka pranuar se ka shitur tokën në Grupçin edhe ate 50 mijë m2, por nuk tregoi çmimin dhe blerësin.


Edhe pse ai gati disa javë nuk e pranon duke ikur nga kjo pyetje sonte në emisionin ClickPlus në Tv21 pranoi shitjen e tokës, por siç tha është ndërprerë nga avokati i shtetit pasi e pranoi se ka shkelur edhe ligjin që ka bërë shitje në kohë zgjedhje.

Nga ana tjetër portali TetovaSot ka publikuar edhe dokument nga shitja e tokës si dhe vendimin e këshillit dhe gjithashtu nga gazeta zyrtare se sa është shitur 1m2 nga Blerim Sejdiu i cili vazhdimisht nuk e ka pranuar.

Për më tepër dëgjoni gjithë videon ku e pranon shitjen e tokës.