Mbi 7 000 viktima që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, regjistrohen 490 raste të reja

Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë deri më sot në vendin tonë ka kaluar mbi 7 mijë viktima, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3073 teste të kryera janë regjistruar 490 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 201 pacientë, përcjell Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 14 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 198.464 raste, prej të cilëve185.660 janë shëruar, kurse 7.012 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 5.974 raste aktive me virusin korona.