Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha dhe ai i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pritet të realizojnë një takim sot pasdite, pas gatishmërisë së shprehur një ditë më parë nga deputeti i ASH-së, Elmi Aziri, për të mbështetur kandidatin e lëvizjes Besa në Tetovë, Bilall Kasami në raundin e dytë. Këtë e ka konfirmuar Arjanit Hoxha në një prononcim për gazetën LAJM. Sa i përket rolit të LSDM-së në Tetovë, ai ka thënë se pret që kjo parti mos të ndërhyjë në garën që do të zhvillohet mes Teuta Arifit dhe Bilall Kasamit për Tetovën më 31 tetor. Intervistën e plotë me Arjanit Hoxhën, mund ta ndiqni në videon më poshtë.