Mariçiqi e prezantoi Propozim-ligjin për gjendje të jashtëzakonshme para Komisionit të Venecias

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq sot mori pjesë në sesionin e Komisionit të Venecias, ku e prezantoi propozim-ligjin për gjendje të jashtëzakonshme, i cili është për vlerësim para këtij trupi të Këshillit të Evropës.


Siç njoftoi ministri Mariçiq në profilin e tij në Fejsbuk, mendimet e Komisionit të Venecias për këtë ligj por edhe për ligjet e tjera janë shumë të rëndësishme, me qëllim përmirësimin e të njëjtave dhe plotësimin e standardeve evropiane në atë sferë.

“Me propozim – ligjin për gjendje të jashtëzakonshme për herë të parë rregullohet mënyra e shpalljes së të njëjtës dhe në hollësi rregullohet mënyra e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, roli i Kuvendit, kohëzgjatja dhe veprimi juridik i dispozitave, si dhe karakteri i dispozitave, gjegjësisht riprecizohet – çka duhet, e çka jo që të jetë mjet i dispozitave qeveritare”, njofton ministri Mariçiq në publikimin.