Drejtuesit e Manchester United kanë nisur kontaktet e para me Antonio Conte, pasi tashmë është vënë në diskutim e ardhmja e trajnerit aktual, Ole Gunnar Solskjaer, raporton Sky Sport Italia.

“Djajtë e Kuq” u poshtëruan nga Liverpool të dielën, ku pësuan një humbje të rëndë me rezultatin 5-0. Solskjaer ka qenë nën presionin e publikut prej disa kohësh dhe humbja në derbi vetëm sa forcoi besimin e publikut se ai duhet të shkarkohej.

Conte është aktualisht i papunë pasi dha dorëheqjen nga Inter vetëm tre ditë pasi i solli klubit nga Milano titullin kampion pas 11 vitesh pritje.

Conte gjithashtu ka një avantazh, pasi më parë ka qenë trajner i Chelseat në sezonin 2016/17.

Pas largimit nga Chelsea, Conte kaloi dy sezone tek Inter ku fitoi Scudetton e tij të katërt si trajner.

Sipas raportimeve të mediave nga e gjithë Evropa, Conte është gjithashtu shumë i interesuar për të drejtuar Manchester United.

“Sky Sports” shkruan se Conte është i bindur se mund të marrë maksimumin nga skuadra aktuale e United.