Man City eliminohet pas penaltive, Liverpooli kualifikohet në çerekfinale

Manchester City i ka dhënë fund dominimit në Carabao Cup për vite me radhë, pasi është eliminuar nga West Ham United pas ekzekutimit të penalltive. Në anën tjetër, Liverpooli e ka mundur Prestonin, duke u kualifikuar n’çerekfinale.


90 minuta përfunduan 0-0 në sfidën mes West Ham United dhe Manchester City, cka u deshtë që penalltitë të përcaktojnë çerekfinalistin.

Nga pika e bardhë më të saktë u treguan vendasit, duke triumfuar 5-3.

Për West Ham shënuan të gjithë, derisa për Cityn gaboi Foden.

Preston 0-2 Liverpool

Liverpooli, me shumë ndryshime, ia ka dal që të prej biletën për në çerekfinale të Carabao Cup.

Redsat e mundën 2-0 skuadrën e Preston.

Minamino në minutën e 62-të dhe Origi në atë të 84’ shënuan për fitoren Liverpoolit.