LSDM: Fitojmë në më shumë se 25 komuna

Koalicioni i udhëhequr nga LSDM fiton në raundin e parë ose kryeson në mbi 25 komuna, tha sonte sekretari i përgjithshëm i partisë, Lupco Nikolovski, shkruan TS.


Ai njoftoi se LSDM po fiton në Shkup dhe tha se kryetari i ri do të jetë Petre Shilegov.

Me përjashtim të Qytetit të Shkupit, LSDM, sipas Nikollovskit, fiton në Strumicë, Kriva Pallankë, Dellçevë, Krushevë, Resnjë, Dojran, Valandovë, Berovë, Koçan, Bogdanci, Krivogashtani, Pehçevë, Demir Kapija.

Nga komunat e Shkupit ai i tha Karpos, Qendër dhe Shuto Orizarë./TS