LSDM nëpërmjet një konference për shtyp reagoi ndaj deklaratës së Arsovskës duke thënë se Shkupit i mungon gjelbërimi për shkak se VMRO-DPMNE-së në mënyrë sistematike shkatërroi gjelbërimin në Shkup dhe Vodno.


“Po, Shkupit i mungon gjelbërimi në bulevardin Klimenti i Ohrit, bulevard të cilin Trajanovski dhe Gruevski e shkatërruan, ndërsa Shilegov premtoi se do ta kthejmë. Shkupit i mungojnë parqe dhe gjelbërim edhe në Qendër, është prishur gjelbërimi për shkak të projektit Shkupi 2014”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se gjelbërim në Vodno dhe gati në të gjitha lokacionet në Shkup.

“Më kot flet kandidatja e VMRO-DPMNE-së Arsovska. Shkupjanët janë dëshmitarë si dhe në cilët vende kishte deponi të egra, parkingje të egra”, thonë nga LSDM.