Në mbyllje të fushatës, Llërca sonte e vulosi fitoren e Dr. Fatmir Izairit kandidatit të BDI-së në raundin e parë në komunën e Zhelinës.

Numri i madh i banorëve të LLërces edhe një herë dëshmoi se programi i Fatmir Izairit është për qytetarët.

Izairi ju premtoi banorëve se problemi më ujësjellsin në kohën e tij si kryetar i ardhshëm do të jetë prioritet kryesor dhe se Llërca nuk do të ketë më këtë problem.

Ai gjithashtu premtoi edhe rregullimin e kanalizimit dhe problemin me EVN. Banorët e Llërcës me prezencën masovike i dhanë mbështetje Fatmir Izairit dhe se Llërca pret shpëtim dhe në të ardhem do të jetë në duar të sigurta.

Ndryshe në të gjitha anketat e fundit Fatmir Izairi fiton bindshëm që në raundin e parë në komunën e Zhelinës./TS